721,705 pensionistë që janë aktualisht pjesë e skemës së pensioneve, nga 1 Tetori do të marrin dhe shtesën prej 4.1 përqind, masa e përllogaritur për indeksimi e ketij viti.

“Ndaj me ju sot vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për indeksimin vjetor të pensionit në masën 4.1% që nis me pagesat e muajit Tetor 2024. Nga ky vendim përfitojnë 791,257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori: në 721,705 janë pensione nga skema e detyrueshme dhe 68.613 janë pensione nga programe dhe trajtime të veçanta të qeverisë si ish-ushtarakët, punëtorët e minierave apo përfituesit e pensioneve të posaçme shtetërore dhe nga skema suplementare”, deklaroi ministri Blendi Gonxhe.

Pa dhënë shifrën konkrete, ministri Gonxhe pohon që dhe bonusi i fundvitit për pensionistët do të jetë më i lartë këtë vit.

Duke filluar nga fundi i vitit me një bonus i cili do të jetë i rishikuar dhe me një rritje”.

Por për të përmbushur premtimin e qeverisë, artikuluar disa herë nga Kryeministri, rritjen e pensioneve, Gonxhja lajmëron nisjen në mesin e Tetorit të diskutimi kombëtar.

Duke parë më tej me një dialog të gjerë që do të fillojmë nga mesi i muajit Tetor me disa institucione për të pasur një rishikim të skemës dhe një vlerësim që do na nxjerrë në rezultatet që kërkojmë për të gjeneruar një rritje të të ardhurave në favor të kësaj skeme”.

Nga vendimi i sotëm i qeverisë për indeksimin e pensioneve masa e pensioneve sociale rritet nga 9327 mije Lekë në 9710 Lekë.

Tv Klan