Profilet e Programimit dhe Kodimit po shtojnë gjithnjë e më tepër interesin e të rinjve, sidomos në Arsimin Profesional në vend.

Ministri Blendi Gonxhja pa nga afër se si po zhvillohen këto programe, që sipas tij janë e ardhmja edhe sa i përket punësimit.

Blendi Gonxhja: Aplikime dhe për të marrë financim, pilotime, projekte individuale, projekte grup, si biznes, si individ sepse ndihmat kanë për të qenë dhe më të mëdha në vijim. Mos humbni kontaktet dhe gjithmonë formalizim në atë që bëni. Në çdo moment, formalizoni raportet tuaja të punës sepse ka shumë rëndësi për skemën tonë.

Sipas ministrit, mbështetja nuk do të mungojë për arsimin profesional në tërësi, e sidomos për profilet e teknologjisë.

Blendi Gonxhja: Kemi të gjitha dyert tona hapur dhe po punojmë shumë që të kemi 360 gradë ndihmë.

Synimi i qeverisë është që të rinjtë të jenë pjesë integrale e një komuniteti mbarëbotëror zhvilluesish dhe punëdhënësish, duke punuar për kompanitë më të mira të programimit.

Tv Klan