Këngëtari kryesor i “Foo Fighter”, Dave Grohl ka rrëfyer se ka tradhtuar bashkëshorten e tij.
Si rezultat i kësaj lidhje jashtëmartesore ka ardhur në jetë një një vajzë. Lajmi u bë i ditur përmes këtij postimi në rrjetet sociale ku shkruan:
“Së fundmi jam bërë baba i një vajze të vogël, e lindur jashtë martesës sime. Kam në plan të jem një prind i dashur dhe mbështetës për të. Unë e dua gruan dhe fëmijët e mi dhe po bëj gjithçka që mundem për të rifituar besimin e tyre dhe për të më falur.”
Grohl është i martuar me gruan e tij Jordyn Blum që nga viti 2003, me të cilën ka tre vajza. Dy nga vajzat e tij Violet dhe Harper kanë çaktivizuar llogaritë e tyre në Instagram pasi ai bëri të ditur lajmin. “Foo Fighters” aktualisht ka një shfaqje të planifikuar për 29 shtator në Connecticut.
Klan News