Festa e titullit të 16-të si kampione e Amerikës mund të sjell pasoja për Argjentinën dhe lojtarët e saj. Koret me bazë raciste që në qendër kishin kombëtaren franceze kanë shkaktuar reagimin e institucioneve.

Federata Franceze e Futbollit ankohet në FIFA për shkak të diskriminimit nga ana e futbollistëve të kampionëve në Botë. “Këngët nënçmuese” veçojnë lojtarët francezë me lidhje familjare me vendet afrikane dhe që kanë një pasaportë franceze.

Në reagimin e tyre, argjentinasit kanë pranuar se kjo është një video që daton nga Kupa e Botës 2022, kur Albicelestët mposhtën në finale Francën. Ndërkaq, Chelsea ka nisur hetimet për lojtarin e saj, Enzo Fernandez si pjesë e këtyre incidenteve.

“Blutë e Londrës” kanë dënuar veprimet diskriminuese krejtësisht të papranueshme, duke nisur një procedurë të brendshme disiplinore për mesfushorin. Të dy palët rrezikojnë të gjobiten për shkak të këtij episodi.

Klan News