Radhë dhe etje për dije. Të rinj që do të aplikojnë për të vazhduar studimet në Itali po shtyhen për të marrë të gjitha udhëzimet e nevojshme. Megjithëse sivjet ka ndryshuar procedura e është menduar për më tepër lehtësi. Nga rrethet dhe kryeqyteti vijnë të caktojnë degën dhe qytetin e Italisë ku do të vazhdojnë universitetin. Nga moria e punës askush nga brenda mureve ku paraqiten kërkesat nuk pati mundësinë të tregojë procedurën dhe kriteret, por edhe numrin e atyre që vendi fqinj do të pranojë për shkollim.

“Do të studioj në Romë për regji. Jam këtu, sepse duhet të plotësoj formularin e aplikimit.”

Gazetarja: “Çfarë duhet të sjellësh, çfarë duhet të plotësosh?”

“Sipas asaj komunikatës për shtyp që ka nxjerrë ambasada, d.m.th. duhet një pasaportë, dy fotografi dhe kaq, asnjë informacion tjetër.”

Gazetarja: “Pse gjithë kjo radhë, sa ju duhet të prisni?”

“Këtë s’e di, s’ka pas listë emërore për radhë, na kanë thjesht që nga ora 9:00 hapet kjo gjëja këtu edhe do të presim, d.m.th. ka orar deri nga ora 13:00, do të mbyllet për pushimin e drekës dhe do të vazhdojnë pas orës 15:00.”

“Anomalitë i shkaktojnë po vetë, asnjë lloj kriteri nuk u ndoq. Përdor njëfarë kriteri, o mbi bazë alfabeti, ose mbi bazë të rrethit po edhe mbi bazë radhe.”

“Që në orën 8:00 të mëngjesit kemi këtu. Për psikologji në Itali do të studioj.”

Gazetarja: “Si nuk të ka ardhur radha?”

“Nccuq, s’ka ku hyet atje, ja, duket vetë.”

Ambasada italiane dhe Instituti Italian i Kulturës prej vitesh kanë dhënë mundësinë e shkollimit jashtë vendit. Një pjesë e këtyre studentëve përfitojnë bursa e diploma e tyre njihet kudo. /tvklan.al