Akuzave të kundërshtarëve se turizmi këtë vit po përjeton krizën e braktisjes, kryeministri duket i vendosur që t’ju përgjigjet duke postuar çdo ditë jo vetëm shkrime të mediave ndërkombëtare por dhe video të blogerëve të huaj me vendet që kanë vizituar në Shqipëri.

Dy të rinj kanadezë ftojnë ndjekësit e blogut të tyre të vizitojnë vendin tonë duke i joshur me pamjet që të ofron Lumi i Shalës e Liqeni i Komanit. E sipas Ramës dhe turistët amerikanë këtë vit janë dyfishuar dhe po ashtu në veçanti ata të ardhur nga Kanadaja.

Por për të tërhequr turistët elitarë që kërkojnë standarde më të larta, Rama lajmëron për programin e ri të investimeve me hotele me 5 yje. E në funksion të këtij programi po ndërtohet dhe aksi Palasë Dhërmi ku parashikohet dhe një tunel në Llogara që do të shkurtojë ndjeshëm distancat. Aktualisht në këtë segment kanë përfunduar sipas Ramës të gjitha veprat e artit dhe ndërtimi i sistemit terramesh.

Tv Klan