Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Himarë nga ku ka shpërndarë certifikatat e shtëpive të trashëguara. Një nga pronat ka qenë edhe ajo e shkrimtarit të madh shqiptar, Petro Markos, certifikatën e së cilës ja ka dorëzuar vajzës së tij, Arianita Marko.

Gjatë fjalës së saj, Marko i ka shprehur mirënjohjen kryeministrit Rama të cilit i ka thënë se i ka kthyer dinjitetin familjes së saj. Më tej, ajo ka shprehur dëshirën që në shtëpinë e trashëguar, një dhomë ta kthejë në një muze në nder të të atit, Petro Markos.

Edi Rama: Arianita Marko.

Arianita Marko: Gjej rastin që jo të ju them faleminderit, por falemindereve që keni bërë për familjen time. Më keni kthyer dinjitetin e familjes së Petro Markos, jo vetëm me këtë, por me gjithçka që keni bërë. Ju jam shumë mirënjohëse. Jam e lumtur që këtë e marr nga biri i 2 prindërve të mrekullueshëm, të cilët prindërit e mi i donin dhe i vlerësonin dhe i respektonin gjithmonë. Babi im nuk do të mund të hyjë në shtëpinë e tij, por kujtimi dhe shpirti i tij do të jenë gjithmonë aty dhe unë do të mundohem që atë dhomë, me ndihmën e Aleks Markos ta kthej në një muze që të jetë gjithmonë prezent. Shumë faleminderit!


/tvklan.al