Kryeministri Edi Rama e konsideroi spektakolare fitoren e Vangjel Tavos ne Tirane. Rama premton se do të jetë në krah të Tavos për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut.
Edi Rama, kryeminmistërv i Shqipërisë: Me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë.
Rama e shoqëron këtë mesazh me një video në të cilën Vangjel Tavo dhe Edi Rama në fillim shfaqen si dy skulptura guri që më pas transformohen në Himarën e sotme. Video shoqërohet dhe me vargjet e këngës labe “Bini ju o cula, bini ju longarë’. Aty në shfaqet dhe dielli qe sipas kryeministrit me fitoren e Tavos, lindi për Himarën.
Klan News