Në ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e kryetarit të Bashkisë së Himarës, kryeministri Edi Rama së bashku me kandidatin socialist Vangjel Tavo zhvilluan një takim me banorët e zonës.
Në fjalën e tij, Rama tha se me Tavon si kryetar të bashkisë do të hapet një kapitull I ri bashkëpunimi.
“Ky nuk bën fushata, ky bën komunikim me njeriun derë më derë e prag më prag. Pas Gramoz Ruçit ky është i dyti që ka numëratorin më të gjatë të telefonit. Po i çove mesazh, direkt të merr në telefon”, tha Rama.
Rama hodhi poshtë edhe akuzat për grabitje të pronave, duke i cilësuar si të sajuara.
“Nuk ka ndodhur e gjitha kjo për shkaqe nga ato që thuhen se janë çmendurira të sajuara për sherr dhe nuk ka këtu eksremira historirash në kuptimin politik”.
Kryeministri ndërkohë beri te ditur se legalizimi i pronave do të jetë sfida e radhës për bashkitë jugore dhe deri në Tetor shtëpitë e Himarës do të jenë të regjistruara.
“Pas Tetorit do të fillojmë pastaj me pjesën tjetër që është më e vështirë, por që nuk është e pamundur”, tha Rama.
Kandidati socialist Tavo tha se fitoren e ka të sigurt dhe me diferencë votash.
“Bashkia është e sigurt, diferencën e votave unë e kam thënë”, tha Tavo.
Zgjedhjet e pjesshme për kreun e Bashkisë së Himarës mbahen të dielën e 4 Gushtit. PS kandidon me Vangjel Tavon, ndërsa koalicioni i opozitës me Petro Gjikurinë.
Tv Klan