Petrit Malaj është aktualisht drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore ndërkohë që zëvendëson në dikasterin e Financave Ervin Meten.

Në krye të ministrisë së Brendshme Ervin Hoxha vjen drejtori aktual i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Drejtori aktual i Portit të Durrësit, PirroVengu do të jetë në krye të ministrisë së Mbrojtjes.

Vengu ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Ai ka qenë edhe drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri. Po ashtu Vengu ai ka mbajtur më parë edhe postin e shefit të kabinetit në ministrin e Jashtme që dikur drejtohej nga Ditmir Bushatit.

Menjëherë sapo njoftoi ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama iu drejtua Presidencës, aty ku Kreu i Shtetit duhet të japë edhe dekretimin e ministrave të rinj.

Këto ndryshime do të duhet më pas të miratohen në një seancë të jashtëzakonshme nga Parlamenti së bashku me zgjedhjen e kryeparlamentares së re Elisa Spiropali.

Klan News