Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe përfaqësuesja e studios franceze Arkitektur Studio nënshkruan aktmarrëveshjen për hartimin e studimit urbanistik të qendrës së kryeqytetit shqiptar. Në bazë të kësaj aktmarrëveshje palët duhet të vazhdojnë për të kryer një studim brenda parametrave të kërkuara.

Edi Rama: Erdhi edhe momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për fillimin e punës konkrete për realizimin dhe kthimin në një plan të mirëfilltë rregullues urbanistik të qendrës së Tiranës.

Në nënshkrimin e marrëveshjes morri pjesë edhe kryeministri Nano i cili drejtoi jurinë ndërkombëtare që tre muaj më parë e shpalli fituese të konkursit të zhvilluar për paraqitjen e studimit urbanistik të qendrës urbanistike të qendrës së Tiranës. Studion franceze arkitekturë studio.

Fatos Nano: Duket se ky akt nënshkrimi i kësaj kontrate të rëndësishme, përbën unazën e forte lidhëse midis së sotmes dhe të ardhmes. Gjithashtu Rama morri pjesë në  mbjelljen e pemëve të reja.

Gjithashtu Rama morri pjesë në mbjelljen e pemëve të reja në rrugën “Don Bosko”, ku ju drejtua qytetarëve të votojnë në 12 tetor për një Shqipëri që ndryshon.

Ndërsa ndalesa e pasdites kryebashkiakut Rama ka qenë zona e bregut të lumit ku takoi banorët e kësaj lagjeje periferike dhe diskutoi me ta problemet e zonës.

Edi Rama: Ne duhet që të jemi bashkë, pikërisht për të ndërtuar këtë qytet, për të ndërtuar këto lagje, për të rritur sa të jetë e mundur cilësinë e jetës sonë. Këtu nuk është punë demokratesh dhe socialistësh, këtu nuk është punë partish, këtu është punë qytetarësh dhe banorësh të një qyteti të interesuar për të gjitha problemet. Këto zgjedhje janë zgjedhje për zgjidhjen e këtyre problemeve, nuk janë zgjedhje për të trajtuar çështje të mëdha ndërkombëtare./tvklan.al