Ekspertët: Së shpejti prezantojmë strategjinë e vaksinimit

Masat bllokuese në fillim të pandemisë shmangën një kaos në sistemin shëndetësor shqiptar. Gjatë një konference të përbashkët me Komitetin e Ekspertëve shqiptar dhe atë turk, Kryeminsitri Edi Rama tha se masat ndihmuan për të përgatitur strukturat shëndetësore për të përballuar pandeminë në muajt në vijim.

“Turqia ishtë ndër të para që ngriti zyrën të ekspertëve, Task-Forcën dhe kjo na ndihmoi edhe ne që të veprojmë më shpejtësi në këto dy drejtime dhe të ishim në vendet e përgatitura në valën e parë që kërcënonte të shkaktonte një numër të konsiderueshëm viktimash dhe kaos në sistemin tonë shëndetësor. Edhe pse në valën e pare ishte një ndër vendet më pak i prekur dhe me numrat më të ulta që merren në konsideratë çdo rast, ne shfrytëzuam çdo ditë për të përgatitur strukturat shëndetësore për muajt në vijim dhe fazat e tjera”.

Situatën nga Covid-19 Kryeministri e cilëson të qëndrueshme.

“Sot jemi në kushtet kur mund të themi që sistemi është i qëndrueshëm, nevojat për t’u hospitalizuar nuk ndeshen në pamundësi, se rrjeti i ngritur i strukturave që trajtojnë Covidin kanë hapësirë zgjerimi sipas nevojës. Kemi arritur të racionalizojmë burimet tona financiare në motivim maksimum të skuadrave të mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë që kërkohet për të përballuar këtë agresion që të merr frymën, që kërkon aparatura oksigjeni në numër të konsiderueshëm”.

Edhe Komiteti i Ekspertëve theksoi qëndrueshmërinë e situatës së covid në vend.

“Covid ka ndjekur atë situatë globale, kohët e fundit siç është treguar ka një ulje të pozivitetit dhe shtrimeve në spital. Vlerë e ardhur nga masat me intensitet mesatar që morëm para disa jave. Po monitorojme situatën që ta kemi të kontrolluar situatën siç e kemi pasur deri tani”.

Afro 1 % e popullatës është testuar në muaj për covid.

“Kohët e fundit kemi tendencë në ulje të rasteve dhe poztiviteteti edhe pse kemi 4-fishuar numrin e testimeve. Që është 1 % e popullatës në muaj. Testi i shpejtë lehtëson kohën e marrjes së diagnozës dhe hetimin e izolimin”, tha Silva Bino.

Në fund të takimit të përbashkët të Komitetit Teknik të Ekspertëve shqiptar dhe atyre turk, kreu i qeverisë u ndal edhe tek efektivi i plagosur pak ditë më parë në protestë.

Rama tha se gjendja e efektivit është e mirë pas ndërhyrjes në sy nga mjekët turq.

Tv Klan