Kryeministri Edi Rama paralajmëron qytetarët që të bëjnë kujdes nga disa mesazhe të rreme që po dërgohen nga emra të pesonazheve të njohur publikë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri shkruan se nga ky mashtrim kompjuterik u janë marrë para qytetarëve. Ndërkohë që policia ka kryer disa arrestime dhe po vijon aksionin.

“Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al