“Do të ndërtohet një shkollë profesionale”

Fondi për të mbështetur peshkimin për 2022-shin në buxhet është parashikuar të jetë 702 milionë Lekë.

Ajo që ripremton kryeministri në prezantimin e projektbuxhetit për peshkimin, është ndërtimi i një shkolle profesionale për këtë sektor si dhe një markatë peshku në Portin e Durrësit.

Por veç mbështetjes buxhetore Rama kujton se duhet të tregojnë aftësi për hartimin e projekteve për të thithur fondin e parashikuar nga BE për peshkimin.

Për kryeministrin që gjithmonë krahasohet me vitin 2013 kur socialistët erdhën në pushtet, ky sektor ka ndryshuar si nata me ditën, e si konfirmim për atë që thotë kërkon dhe miratimin e një prej peshkatarëve të vjetër që e identifikon si me bindje të djathta.

Rama rendit si investime që do ju vijnë në ndihmë peshkatarëve projektin e Portit të Vlorës, atë të Durrësit, por dhe Portin e Shëngjinit.

Tv Klan