Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë një surprizë të veçantë për stafin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalin Infektiv që aktualisht mban vetëm pacientë me Covid.

Duke i uruar për Krishtlindjet, kryeministri u dhuroi një buqetë me lule, por duke respektuar mbajtjen e distancës.

“Erdhëm vetëm për t’ju uruar, kemi sjellë edhe një dhuratë simbolike për Krishtlindjet. Ju jemi shumë mirënjohës dhe me respektin më të madh. Shumë respekte profesorë, shumë respekte të gjithëve, është një punë dhe një sakrificë e jashtëzakonshme, por ja që ndodhi ajo që ndodhi 1 herë në 100 vjet”, tha Rama.

Kryeministri shoqërohej nga ministrja Manastirliu. /tvklan.al