Java e gjashtë në Kategorinë e Parë, ka dhënë një panoramë të qartë sa i përket renditjes dhe pretendentëve për tu ngjitur në elitë.

Besa vazhdon në krye ashtu si nga java e parë, me 16 pikë deri tani, e ndjekur nga Flamurtari dhe Vora. Këto ekipe shihen edhe si më të favorizuarat për të synuar ngjitjen në Superiore dhe deri tani po arrijnë pritshmëritë.

Në vendin e katër renditet Burreli me 11 pikë, i ndjekur nga Kastrioti me 10 pikë dhe më pas vjen Kukësi i vendit të gjashtë me 9 pikë.

Lushnja renditet në vendin e shtatë me 8 pikë, 2 më shumë se Pogradeci i vendit të tetë. Në fund ka një ngjeshje mes ekipeve, me Korabin që mban vendin e nëntë me 5 pikë, i ndjekur nga Apolonia dhe Valbona me nga 4 pikë.

Renditja mbyllet nga Erzeni, me shijakasit që nuk kanë marrë ende asnjë pikë në gjashtë javët e para.

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al