Red Bull solli sot në zemër të Tiranës një shfaqje ajrore që do të mbahet mend gjatë.  Dimitri Kolliakos, Piloti i Red Bull sfidoi gravitetin me spektaklin me paramotor në Liqenin e Tiranës.

Emocionet dhe adrenalina mbërtheu spektatorët e shumtë në “Ditën e Verës” ku Dimitris realizoi 4 performanca me akrobacira në ajër me Parashutë me Paramotor.

Një spektakël emocionesh ku njerezit i mbajtën sytë nga qielli por edhe u suprizuan me aftësinë dhe marifetet e Dimitris i cili nga rrotullimet në ajër ulej shumë pranë ujit të liqenit duke e magjepsur audiencën e të gjitha moshave.

Një performancë e jashtëzakonshme paramotorike elektrizuese që shtyn kufijtë e akrobacisë ajrore.

Ndërsa njerëzit u mblodhën përgjatë bregut të liqenit duke brohoritur, Kolliakos fluturoi duke i lënë shikuesit të mahnitur dhe duke demonstruar  energjinë e përsosur midis pilotit dhe paramotorit.

Në sfondin piktoresk të qiellit të kaltër dhe liqenit të Tiranës, të gjithë sytë e spektatorëve ishin nga qielli duke vrojtuar një sërë manovrash që sfidonin gravitetin, duke përfshirë rrotullime drithëruese me kokë poshtë dhe marifete ajrore precize.

Spektakli i Red Bull Paramotor Show ka në vëmendje të promovojë gjithashtu dhe parkun e liqenit të Tiranës që “Ditën e Verës” fali shumë argëtim dhe shume surpriza të këndshme për të gjithë njerëzit.