Është ndeshja e fundit dhe të gjithë futbollistët e kombëtares e dinë se nuk kanë gjë për të humbur kështu që pritet që ndaj Spanjës të luajnë me dëshirën për të marrë maksimumin e mundshëm. Nëse luan me lojtarët rezervë ose jo, kjo nuk ka rëndësi pasi futbollistët e De La Fuente janë të një niveli shumë të lartë

“Spanja ka kualitete, nuk ka rëndësi kush luan nga ata. Ne të fokusohemi te loja jonë dhe kualitetet tona. Dhe të japim maksimumin. Lamine Yamal është shumë i fortë, por edhe Morata dhe Fabian Ruiz.  Në futboll nuk ka dhurata, kështu që të fokusohemi te loja jonë dhe kualitetet që kemi. Të luftojmë për çdo top”, tha Bajrami.

Kësaj radhe me Spanjën kuqezinjtë do të përpiqen edhe me goditjet nga jashtë zone të cilat kanë qenë të suksesshme gjatë kualifikueseve

“Do provoj edhe me Spanjën. Edhe Asani e Asllani kanë goditje shumë të mira. Spanja do të na vendosë në presion, kështu që të shfrytëzojmë edhe goditjet nga zona e 16 metrave. Do kemi rastet tona në kundërsulm, por të jemi më konkretë. Patëm raste edhe me Italinë e Kroacinë. Me Spanjën duhet t’i bëjmë gola”.

Edhe në këtë sfidë pritet që kombëtarja të mbështetet fuqimisht nga tifozeria.

Tv Klan