Policia ka kallëzuar në prokurori avokatin Genc Gjokutaj, për thirrje publike për veprime të dhunshme, pas një postimi të tij në rrjetet sociale.

Avokati shkruajti në Facebook se shqiptarët duhet të dlinin nga shtëpitë e të thyenin çdo sportel, të rrihnin çdo polic që mbron hajdutët dhe të vrisnin çdo patronazhist që u vjedh të ardhmen.

Por pas referimit në prokurori, avokati shpjegoi se postimi i tij nuk kishte për qëllim të nxiste dhunë, por ishte formë kundërshtimi ndaj korrupsionit dhe vjedhjes së votës.

Mbetet në dorën e Prokurorisë së Tiranës nëse do vlerësojë të regjistrojë hetim për këtë rast.

Tv Klan