Opozita e akuzon mazhorarancën se nuk ka vullnet për ta çuar përpara Reformën Zgjedhore. Pas mbledhjes së grupit të dialogut, demokrati Oerd Bylykbashi tha se rikthimi tek marrëveshja e 5 Qershorit të vitit 2020, koalicionet parazgjedhore, si dhe rekomandiemt e OSBE-ODIHR-it janë kushte thelbësore për një reformë të pavarur e gjithëpërfshirëse.

Oerd Bylykbashi: Qartazi deri më sot nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca për të shqyrtuar kërkesat e opozitës. Mazhoranca është kundërshtuese dhe pas asnjë motiv, Rama nuk heq dorë nga një instrument që mund të marrë pushtetin në mënyrë të padrejtë.”

Vota e emigrantëve është një tjetër çështje që ndan palët.

Damian Gjiknuri: PS, promotore e votës së diasporës dhe sot në tavoline kemi zgjidhje konkrete. Do 84 vota, PS s’i ka dhe do bëjë të sajën për të ruajtur integritetin e saj.

Oerd Bylykbashi: PS nuk është promotori, por është motori i prishur i kësaj të drejte. Është PS ajo që ka bllokuar nëpërmjet ministrisë së brendshme regjistrimin e zgjedhësve.

Damian Gjiknuri: Prisni deri në fund të shikoni kush e ka fajin.

Mesa duket, i vetmi avancim i palëve deri më tani për të përmbushur një ndër detyrimet që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese është thirrja të mërkuren në orën 13:00 të Komisionerit dhe Nënkomisionerit të Zgjedhjeve për të diskuatuar rreth votës së emigrantëve, si dhe votimit e numërimit elektronik.

Tv Klan