Real Madridi është fituesi i Superkupës së Europes për vitin 2024.

 Në Varshavë, spanjollët mundën me rezultatin 2-0 Atalantën, e cila luajti si e barabartë për rreth 60 minuta.

Nga minuta e parë, titullar e nisi edhe mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti.

‘Dea’ mbajti “Los Blankos” nën kontroll në pjesën e parë dhe iu afrua golit në minutën e 25-të. Në pjesën e dytë, madrilenët e shtuan presionin. Në minutën e 60-të Valverde shënoi golin e parë për spanjollët.

Ndërsa në të 58’, Mbappé realizoi golin e dytë për madrilenet dhe te parin zyrtar të tij me fanellën e Realit.

Trajneri i “Los Blankos” Karlo Ançeloti vlerësoi paraqitjen e Kylian Mbappe dhe analizoi paraqitjen e ekipit në këtë finale.

Carlo Ancelotti, trajner i Rela Madrid: Mendoj se skuadra nuk luajti mirë në pjesën e parë, por djemtë punuan mirë në mbrojtje, që është gjëja më e rëndësishme. Më pas patëm disa hapësira në pjesën e dytë dhe u bë pak më e thjeshtë për ne. Pastaj Vinicius krijoi shumë për ekipin; të gjithë, Bellingham, Rodrigo, të gjithë të tjerët. Mendoj se skuadra luajti shumë mirë në 45 minutat e dyta.

Trajneri i bergamaskëve Xhan Piero Gasperini analizoi humbjen e ekipit të tij.

Piero Gasperini, trajner i Atalantës: Kishte disa situata në pjesën e parë, të cilat ne mund të kishim shfrytëzuar më mirë, por them se ishte në rregull. Ne luajtëm ndeshjen që donim të luanim. Në këto lloj sfidash, duhet të tentosh të dalësh përpara nëse ke mundësi. por ne nuk ia dolëm ta bëjmë këtë. Por Real Madridi është një ekip i madh, gjithmonë ka aftësinë të ndryshojë lojën, kur nuk luan mirë në atë moment.

Real Madridi shkon në gjashtë Superkupa të fituara, si asnjë klub tjetër Europian.

Klan News