Denoncimet për të shtëna me armë zjarri kanë zbuluar një pengmarrje në Durrës. Babai mbante peng dy fëmijët e tij të mitur te “Shkëmbi i Kavajës”.

Aleks Marku që shikoni në këtë foto qëndronte prej dy javësh në këtë apartament që e kishte marrë me qira në zonë bashkë me fëmijët e moshës 6 dhe 11 vjec. Ishin banorë të zonës që pasi dëgjuan të shtëna në orët pas mesnatës njoftuan policinë. Kur uniformat blu shkuan në vendngjarje 40 vjeçari nuk iu bind policisë, por bëri rezistencë duke vijuar të qëllonte me armë. Në aksion u përfshinë edhe forcat RENEA ndërsa Marku u neutralizua pas rreth 3 orësh negociata.

Brenda apartamentit, blutë sekuestruan armën e zjarrit, municion luftarak si dhe një sasi të vogël lënde narkotike. Nisur nga kjo ka dyshime se e gjithë ngjarja është kryer nën efektin e drogës.

Para policisë Aleks Marku tha se ndihej i kërcënuar dhe se nuk ka qenë i vetëdijshëm. Mësohet se 40 vjeçari nga Lezha qëndronte prej 1 muaji në këtë zonë ndërsa bëhet e ditur se prej disa javësh ai i mbante fëmijët pasi nëna e tij ishte jashtë shtetit. Kur ajo është kthyer Marku nuk kishte pranuar t’ia kthente.

40 vjeçari ka qenë më parë i denoncuar për dhunë në familje dhe nëna e fëmijëve ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata e Lezhës.

Klan News