Në skenë 3 liga të reja, shuhen garat aktuale

Kanë kaluar vetëm dy vjet nga përpjekja e dështuar e klubeve më të rëndësishme në kontinent për të nisur SuperLigën, një turne i përbërë nga anëtarë të përhershëm që synonte të mblidhte shumë më tepër të ardhura sesa ato të garantuara nga UEFA. 

Që nga Prilli 2021, situata ka evoluar, me UEFA-n që ka vendosur të revolucionarizojë formatin e Ligës së Kampionëve. Sipas asaj që u zbulua nga spanjollja El Pais, vetë UEFA në bashkëpunim me Shoqatën Evropiane të Klubeve po përpunon idenë e Superligës së saj me 3 seri me nga 18 ekipe secila duke i dhënë fund kështu kupave të Evropës, përfshirë Ligën e Kampionëve.

Garat e reja do të quhen SuperLeague, Lega Europa dhe Lega Aspirante, me ekipe që bien dhe ngjiten në kategori. Këto kompeticione mendohet të nisin nga fundi i sezonit 2024 që përkon me periudhën e përfundimit të të drejtave të transmetimit të shitura tashmë.

Flitet se fitimi i titullit, ose një pozicion i mirë në ligat kombëtare mund të vlejë një bonus në para dhe ndoshta më shumë pikë në renditjen e Superligës. Një nga pikat e rëndësishme është edhe ditët e zhvillimit të ndeshjeve. Fundjava mund të lihet për garat europianë, ndërsa mesjavë për kampionatet kombëtare. Projekti është në tryezë. Mbetet të kuptohet si do të përshtaten së bashku pjesët e “puzzle”.

Tv Klan