Rihanna

Rihanna po bën histori. Pasi u njoftua se ajo do të jetë imazhi i ri i Dior, këngëtarja 27 – vjeçare është femra e parë me ngjyrë, që përzgjidhet si fytyra e reklamimit të këtyre produkteve.

Këngëtarja do të shfaqet në publik si imazh gjatë prezantimit të markës së re “Secret Garden” në fushatën e Pranverë 2015.

Rihanna u bashkohet kështu fytyrave të njohura të së kaluarës si imazhe të Dior, Jennifer Lawrence, Charlize Theron apo Marion Cotillard.

tvklan.al