Rina Balaj ka një ditë speciale sot. Këngëtarja e njohur nga Kosova feston 23-vjetorin. Në këtë ditëlindje, ajo ka ndarë me fansat foto të veçanta të realizuara ku ka shkëlqyer.

Me fustan të shkurtër pas trupit, të zbukuruar me rruaza e që i thekson dekoltenë, Rina ka pritur përvjetorin e saj.

Më tej, ajo ka realizuar një set fotografik për të festuar, e veshur me një fustan të gjatë që kombinon rrjetën e gurët e ndritshëm. Për të ndryshuar pak pamjen, këngëtarja ka përdorur edhe lente në ngjyrë të hapur, ndryshe nga sytë e saj ngjyrë kafe. Ndër të tjera, në InstaStory, artistja ka treguar se përveç setit fotografik, do të sjellë edhe një video të shkurtër për admiruesit.

Nga personazhet e njohur që e ka uruar, është Enca, me të cilën Rina ka marrëdhënie mjaft të mira e të afërta. “Gëzuar ditëlindjen zemra ime! T’pafsha gjithmonë t’u qesh!” , shkroi Enca.

Duket se 23-vjetori do ta gjejë Rinën edhe më të suksesshme, sidomos pas albumit të saj “Balerina” që vodhi menjëherë zemrën e admiruesve./tvklan.al