Kur të gjithë fansat prisnin që këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora të performonte në Hungari artistja është detyruar ta anulojë atë në orët e fundit.

Shkak për këtë janë bërë problemet shëndetësore siç edhe kuptohet në këtë postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Megjithatë në këtë postim nuk shpjegohet konkretisht se nga çfarë problemesh shëndetësore vuan këngëtarja.

Performanca e radhës e Ritës është planifikuar të mbahet më 16 Gusht, gjatë Festivalit Lovestream në Sllovaki. Rita

Anullimi i këtij koncerti vjen vetëm disa ditë pasi ajo sfidoi shiun dhe dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në Vilnius, Lituani para 50,000 fansave që ishin mbledhur për të parë yllin e muzikës pop.

Tv Klan