Gjiganti i teknologjisë LG ka krijuar tre robotë të cilët do të shfaqen në “Show Consumer Electronics” në Las Vegas.

Robotët e vegjël janë projektuar për të kryer detyra në aeroporte, hotele dhe supermarkete, të tilla si mbajtja e valixheve, dhënia e udhëzimeve apo edhe shërbimi në bare.

Ryu Hye-jung, kreu i LG Home Appliance, tha për “The Mirror” se kompania do të vazhdojë të prodhojë një gamë të gjerë produktesh si robotët komercialë dhe shtëpiakë, duke kërkuar mundësi të reja për të kontribuar në avancimin e industrisë së robotikës.

Secili nga robotët ka harta ku klientët të orientohen, opsionin për të porositur për të ngrënë ose për të pirë diçka dhe opsionin për të treguar motin ose kursin e këmbimit valutor.

Procesi i automatizimit po bëhet tashmë një çështje ndarëse në industritë e shërbimeve ku aktualisht punojnë mbi 800 milionë punëtorë në mbarë botën dhe ku robotët mund të jenë një kërcënim jo i largët.

Klan Plus