Futbollisti anglez Wayne Rooney ka bërë me urgjencë testin për Covid-19, pasi pati kontakt të afërt me një shok që është i infektuar me koronavirus.

Sipas The Sun, shoku i kishte shkuar futbollistit në shtëpi për t’i dhënë një orë luksoze. Por më vonë, ky shok ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Për këtë arsye, Rooney ka kryer të gjitha analizat nëse është infektuar me Covid-19 nga shoku i tij apo jo, ndërkohë që pritet ende rezultati i testit.

Në një deklaratë për The Sun, Wayne Rooney bëri me dije se nuk i ishte thënë nga shoku i tij apo nga askush tjetër, se miku i tij kishte bërë test për koronavirus. Nëse do ta dinte, është shprehur Rooney, do të refuzonte të takonte shokun deri në daljen e rezultateve.

“Wayne është i zemëruar dhe i zhgënjyer, që ai, familja e tij dhe ekipi gjenden në këtë situatë nga dikush që veproi fshehurazi dhe në kundërshtim me udhëzimet e qeverisë”, thuhet në deklaratën e Rooney.  /tvklan.al