Disa nga akset rrugore në vënd janë bërë të pakalueshme nga mjetet për shkak të rreshjeve të dendura. Drejtoria Qëndrore e Policisë Rrugore ka bërë të ditur, me anë të një deklarate, se në disa rrethe rrugët janë krejtësisht të bllokuara. Në kilometrin e njëzet e shtatë të segmentit Tiranë-Elbasan lejohet vetëm kalimi i autoveturave deri në tre pik tre ton. Po sipas ktij njoftimi gjendja po përkeqsohet dhe mund të çojë në bllokim total të qarkullimit të të gjitha mjeteve. E pakalueshme është bërë rruga pranë fshatit Zejmen. Pas rritjes së nivelit të ujit është rënduar gjendja e rrjetit rrugor në zonën e Pukës ku është ndërprerë qarkullimi i mjeteve drejt Kuksit. Kto janë pamje të rrugës që ka rrëshqitur në pjesën midis Fushë Arrëzit dhe Qafëmalit. E njëjta situatë paraqitet në segmentin Fushë Arrëz-Mirditë. Forca të policisë rrugore janë angazhuar për zhbllokimin e ktij aksi. Pjesa e rrugës Koman-Vau i Dejës është e pakalueshme për shkak të dëmtimit të urës së Gomsiqes. Prurjet e shumta të lumit Drin nga hapja e portave të digës së Vaut të Dejës kanë vështirësuar kalimin e mjeteve në pjesën rrugore Baçallek- Bërdicë. Prishja e urës së Mbrostarit në Fier ka krijuar probleme të mëdha. Automjetet që udhëtojnë drejt ktij qyteti janë detyruar të kalojnë nga Lushnja në Berat për të arritur në destinacion. Ministri i shtetit Marko Belllo e ka ndjekur nga afër gjendjen e krijuar aty. Nga informacione të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugve, projekti për riparimin e urës së Mbrostarit është hartuar që në vitin nëntëdhjetë e tetë. Aktualisht nuk po punohet për hedhjen e të gjitha shtresave të asfaltit mbi ktë urë për shkak të motit të keq thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugve. Situata e krijuar është pasojë e mosrealizimit të projekteve të infrastrukturës rrugore kombëtare ka vlerësuar kryeministri Nano në një deklaratë për shtyp. Në bazë të një vendimi të posaçëm të Këshillit të Ministrave ai ka shkarkuar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të rrugve Engjëll Caka. /tvklan.al