Ankthi dhe pasiguria karakterizon tashmë jetën e banorëve të Qafë-Dardhës në Librazhd. Toka është kthyer në kërcënimin e tyre të përditshëm. Ajo rrëshqet çdo ditë dhe bashkë me të besimi i banorëve se jeta e tyre nuk mund të vazhdojë dhe për shumë kohë aty. Për të mbajtur nën kontroll situatën e krijuar nga qarku Elbasan është ngritur një grup pune i emergjencës, Kryqi i Kuq gjithashtu ka ofruar çadra dhe batanije për familjet në rrezik. Banorët, në fakt, kanë vite që kërkojnë të shpërngulen nga fshati, por deri më sot të gjjitha tentativat kanë dështuar.

“Këtu janë toka ku rrëshqet dheu, shtëpitë janë të shembura, fshatarët përreth kanë ngritur çadrat dhe ne jetojmë në çadra.”

“Për mendimin tim ky është vend i pabanueshëm, jo për timin, po për atë që e gjykon.”

Sipas specialistëve, të 60 familjet e këtij fshati rrezikojnë nga rrëshqitjet e dherave ndaj duhen shpërngulur. Në fshat çdo natë bëhet roje prej frikës se mos toka lëviz dhe i përpin të gjithë brenda. Ata presin që dikusht t’i shpëtojë nga ky ferr përara se toka t’i përpijë pa patur mëshirë për ta. /tvklan.al