Ministria e Shëndetësisë: Objektivi 1 milionë të vaksinuar i mundur në Qershor

Tek pika e vaksinimit masiv tek stadiumi “Air Albania” po administrohen të gjitha vaksinat që përdoren në vendin tonë, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik.

Kryesisht mësuesit dhe pedagogët po marrin dozat e dyta të vaksinës AstraZeneca, ndërsa grupmosha mbi 50 vjeç po imunizohen me vaksinën kineze.

Prej disa ditësh pjesë e procesit të imunizimit janë bërë edhe punonjësit e OSHEE, të transportit publik, ujësjellësit apo dhe shërbimeve të tjera që janë në kontakt direkt me qytetarët. Për këto kategori po ofrohet vaksina Sputnik, AstraZeneca dhe Sinovac.

Me mbërritjen e mbi 1 milionë vaksinave në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë thekson se brenda këtij muaji do të vaksinohen po ashtu 1 milionë shqiptarë.

Klan News