Prokuroria e Tiranës ka pyetur paraditen e kësaj të premteje, dy inxhinierët të regjinimentit të Farkës, në lidhje me rrëzimin e helikopterit në liqenin e Shkodrës.

Ata janë pyetur mbi gjendjen teknike të mjetit para ngritjes në ajër. Dy ushtarakët kanë sqaruar procedurën që ndiqet për të parë, nëse është respektuar në këtë rast.

Televizioni Klan mësoi nga grupi hetimor se rrëzimi ka ardhur si pasojë e prekjes së helikës kryesore me ujin e liqenit.

Po ashtu, burime jo zyrtare, shprehen se deri më tani rezulton se plani i stërvitjes i paraqitur nga drejtuesit e repartit të helikopterëve në Farke, nuk korrespondon as me përbërjen e ekuipazhit dhe as me zonën, ku ka fluturuar helikopteri.

Ndërkohë që kanë dalë dhe rezultate e autopsisë që kanë përcaktuar se piloti Donal Hoxha ka gjetur vdekjen si pasojë e një goditje në qafe, ndërsa Floran Delia ka  humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Ekspertët thonë se ai ka tentuar të lirojë rripin e sigurimit, por nuk ka arritur. Helikopterit i është shkëputur bishti i tij nga përplasja.

Pikërisht në hapsirën e krijuar nga kjo shkëputje ka dalë ushtari i plagosur Gerald Baramuça. Oficerët e policisë gjyqsore pritet ta marrin përsëri në pyetje, pasi herën e parë ai deklaroi se nuk mbante menda asgjë nga ajo çfarë kishte ndodhur.

Xhevair Zhabina, Tv Klan