Autoritetet ruse kanë thënë se të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë pas rrëzimit të një aeroplanit në qytetin verior, Naryan-Mar.

Dega e komitetit hetues në këtë zonë ka thënë se aeroplanit Antonov An-2, me 13 persona në bord është rrëzuar vetëm pak kohë pasi është nisur.

Në aeroplan ishin 11 pasagjerë dhe 2 anëtarë të bordit.

Katër persona kanë mbetur të vdekur ndërsa të tjerët janë lënduar, kanë thënë hetuesit.

Hetuesit dhe ekspertë kanë qenë në vendin ku ka ndodhur ngjarja, mirëpo ende nuk ka ndonjë deklaratë lidhur me shkaqet e rrëzimit./REL