Në treg ka më shumë pasuri të patundshme të nxjerra në shitje sesa kërkesa për ti blerë ato.  Të këtij mendimi janë specialistët e tregut imobiliar në vend. Por sa kaq çmimet kanë vijuar të njohin rritje, jo aq sa vitet e kaluara. Megjithatë specialistët mendojnë se bëhet fjalë për një treg të fryrë.

Lefter Sila: “Në zonat më të mira të Tiranës çmimet shkojnë nga minimali 1100-1200 maksimali mund të shkojë 1800. Kurse në zonat periferike minimali është 400, maksimali 600 euro/m2. Për mua çmimet janë disi të fryra, mund të ketë mundësi ulje për tu shitur. Do me thënë për të bërë transaksionin rreth 10 ose 20 % sepse oferta është shumë më e madhe se kërkesa. Por kjo është vazhdimi i një inertësie, rezultati i asaj që 4 vite rresht u rritën me një përqindje mjaft të madhe. Vazhdon inertësia e rritjes, por kjo rritje është fiktive.”

Vitet e kaluara çmimet e apartamenteve u rritën me rreth 5%. Ndërkohë që për 4 vite rresht rritja vjetore ka qenë 18%, çka e ka shndërruar blerjen e pasurive të patundshme në një formë të mirë investimi. /tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro