Gjysma e parë e vitit shënoi rritje të energjisë së prodhuar nga impiantet fotovoltaike me rreth 13.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sasi e cila arriti në 4,318,775 MWh. Të dhënat e bëra publike nga Enti Rregullator i Energjisë konfirmojnë se ishte muaji Qershor ai që gjeneroi sasinë më të lartë, krahasuar me muajt e tjerë pararendës.

Sa i takon parqeve fotovoltaike, centrali më i madh diellor në Shqipëri, ai i Karavastasë prodhoi 135,653 MWh energji, duke shënuar sasinë më të lartë të energjisë së gjeneruar nga dielli në vendin tonë. Pas tij, renditet impianti që ndodhet në digën e Qyrsaqit e që zotërohet nga KESH, sasia e prodhuar e të cilit në tremujorin e parë të vitit përllogaritet në 3,657 MWh.

Kontribut në sasinë e prodhuar kanë dhënë edhe bizneset, të cilat operojnë në treg të lirë. Sasia e prodhuar prej tyre u rrit me rreth 12 mijë MWh. Sipas Entit Rregullator të Energjisë, ndryshe nga 6-mujori i vitit të kaluar konsumi i energjisë elektrike ka qënë disi më i lartë në gjysmën e parë të vitit 2024, duke shënuar një rritje të lehtë me 0.8%.

Tv Klan