Rruga “Myslym Shyri” një vit pas inagurimit të sajë ka nxjerrë në pah edhe problemet, për herë të 3 firma private “ Euroteorema” i është kthyer rregullimeve. Pllakat e vendosura në trotuare përvec se janë të thyera kanë filluar të lëvizin. Problemin e kanë ngritur të parët banorët e kësaj rruge të cilët kanë kontribuar në këtë investim 1 vit më parë. Sipas specialistëve, të vendosura mbi rërë pllakat lëvizin në cdo moment të kontaktit me ujë. Kjo rrugë me një gjatësi prej rreth 1 km, është ende në garancinë 1 vjetore të firmës së cilës bashkia në përfundim të të gjithë kontratës i detyrohet 5% të shumës së investimit. Pas shumë shqetësimesh bashkiakët e kanë detyruar edhe njëherë subjektin që të kryej për herë të 3 riparimet e nevojëshme. I gjithë investimi përgjatë kësaj rruge tregtare ka kushtuar 110 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit, deri tani firma ka shfrytëzuar për rregullimet e pllakave mbi 1 milonë lekë të reja./tvklan.al