Mozzik rrefen per karrieren dhe marredhenien me vajzen e tij, Hana!

Reperi Mozzik emri I vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu ka lindur në Ferizaj të Kosovës. Ai është 24 vjeç dhe lëvron rrymën e hip-hopit. Mozzik fitoi popullaritet të madh në përmes bashkëpunimeve me ish-bashkëshorten Loredana Zefin. Bashkëpunimet e tyre patën sukses në Austri, Gjermani dhe Zvicër dhe kryesuan listat në vendet e lartpërmendura. Për shkak të suksesit të tij, ai nënshkroi kontratë me Sony Music Germany dhe njoftoi albumin e tij të parë në studio të dalë në vitin 2020.  

Ai ka qenë I martuar me këngëtaren Loredana Zefi, çifti u lidh në martesë në vitin 2018 dhe u bënë prindër të vogëlushes Hana në Dhjetor në vitit 2018. Në tetor të 2019, Loredana dhe Mozzik I dhanë fund martesës së tyre. Vëllai I Mozzik është reperi Getinjo (Getoar Aliu). Më 8 Maj publikohet projekti I ri muzikor I Mozzik. Disa nga këngët më të njohura të Mozzik janë: ‘Auf Ëiedersehen’, ‘Tony Montana’ në bashkëpunim me Getinjon,  “Edhe ti” në bashkëpunim me Taynën,  “Dhelpër Dinake”, “Madam” etj.

Mozik ka në Instagram 1.5 M followers dhe ndjek vetëm 1 persona, vajzën e tij, Hana Aliu ( e cila është 1 vjecc e gjysmë)

Prof. Dr. Luljeta Bozo tregon si po e perjeton izolimin!

Luljeta Bozo ka rreth 54 vite punë dhe sot është një nga emrat më të vlerësuar akademikë. Inxhinierja Luljeta Bozo që me tërmetet që preken vendin tonë është bërë një figurat më të dashura, ku të gjithë presin të mësojnë nga Luljeta.

Ditët e saj në karantinë po i kalon duke lexuar shkruar, ndërkohë është izoluar në shtëpi dhuke mos takuar as familjarët.Mbrëmjen e djeshme janë ndier lëkundje tërmeti, magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter. Sipas raportimeve të ESMC, epiqëndra ishtë në Hamallaj me thëllësi 10 km.

Luljeta ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me kafen, pinë tre lloje të ndryhsme kafesh gjatë ditës. pasditen preferon kafen turke, do jetë duke pirë kafe gjatë lidhjes.

Kur do te hapen sallonet e bukurise!

Xhimi Beqiri dhe bashkëshortja e tij, Klodiana Ismaili kanë sallonin ‘Select 1 Hair Studio’. ata punojnë gjatë gjithë kohës bashkë në profesionin e parukierit. Prej shpalljes së emeregjencës ndaj covid-19 në vendin tonë, me datë 10 Mars ata e kanë mbyllur sallonin… Në ballkan do të jetë Serbia vendi I parë që ka vendosur një datë për hapjen e tyre. Qeveria serbe ka vendosur të lehtësojë kufizimet duke lejuar dhe hapjen e dyqaneve të vogla dhe ne fillim te majit hapjen e lokaleve.

Në këtë vend do të rihapin qepenët sallonet e bukurisë, palestrat dhe disa biznese të tjera.Hotelet, qendrat tregtare, transporti ndërqytetës, aeroportet, restorantet dhe bar kafetë hapen në datat 3 deri 10 maj. Gjithashtu një tjetër vend ku janë rihapur  bizneset që ofrojnë shërbime personale që përfshijnë kontakt fizik  si  sallonet e parukerisë, praktikat e masazhit, tatuazhet dhe studiot e kozmetikës është Zvicra dhe kjo hapje është realizuar sigurisht nën rregulla të rrepta si, distanca prej të paktën dy metrash duhet të ruhet ndërmjet klientëve dhe ndërmjet punonjësve, numri I personave nuk mund të jetë më shumë se një në dhomën e pritjes. Si punëtori ashtu edhe klienti duhet të mbajnë një maskë mbrojtëse.

Për shërbimet që kërkojnë afërsi me klientët, siç janë trajtimet e fytyrës ose zvogëlimi i mjekrës, punonjësi gjithashtu duhet të veshë një maskë në formë skafandre. Gjatë kësaj jave do të rihapet sallonet e bukurisë edhe në Norvegji dhe Austri. Kujdesi për veten është mjaft I rëndësishëm në përditshmërinë e gjithësecilit. Përmes një sondazhi të realizuar në Greqi, ajo çfarë qytetarët dëshironin që të hapej në fillim nga bizneset ishin pikërisht ato të lidhura me estetikën dhe me kujdesin ndaj vetes.