#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Takohemi edhe sot në këtë të shtunë, ku si çdo javë do të sjellim për ju temat dhe diskutimet
më të rëndësishme të momentit. Në këtë sezon të 15-të, kemi menduar që të shtunat tona të
jenë pak më ndryshe. Ndryshe nga herët e tjera në pjesën e parë secili prej 5 panelistëve tanë,
do të ketë kohën e tij për të folur për një temë që ata kanë zgjedhur. Të gjithë të ftuarit tanë
do të kenë nga 2 minuta kohë në podium për të ndarë një mesazh me publikun.
Kjo është mundësia e tyre për të folur lirshëm për atë që kanë në zemër, qoftë një mesazh
sensibilizues, një thirrje për veprim, apo ngritjen e zërit për një çështje që kërkon vëmendjen e
të gjithëve.
Do të kenë vetëm 2 min kohë pra dhe më pas në pjesën e dytë sigurisht e nisëm me verë dhe
vera do të jetë edhe tema që diskutojmë. Shija e kësaj vere, si dhe sa pushuam?
Të ftuar: Belina Pupa, Gëzim Tushi, Klaudia Hila, Ilir Dushkaj, Mira Pogaçi