Gatimet e veçanta tradicionale meksikane, indiane dhe japoneze!

Akrobatja Fiona Rushiti realizon performance ne ajer nga Bovilla!

Në këtë pjesë të dytë të programit do të kemi të ftuar një akrobate që prej vitesh tashmë merret me sporte ekstreme. Ajo performon në lartësi mbi 100 metra, madje për programin tona ka bërë një performance, akrobaci nga Liqeni i Bovillës, nga lartësia 100 metra. Do ta shfaqim pas pak videon, e mirëpresim fillimisht në studio për të na rrëfeyer me shumë rreth kësaj eksperinece. Akrobatja Fiona Rushiti.

Fiona Rushiti , akrobate në profesion ndërkohë studion  në Universitetin e Sporteve. Është vajza e parë shqiptare që perfermon në lartësi mbi 100 metra. E ka nisur cirkun kombater në moshën 3 vjecare, më pas ka vazhduar të punojë vetë.  

Fiona ka realizuar hedhjen në Bovilolë në mbi 100 metra lartësi.

Në studio: Akrobatje, Fiona Rushiti

Libri “Nga veranda jote duket shtepia ime”!

Në këtë pjesë të 3 të programit do të flasim për një libër të përkthyer nga shtëpia botuese “Pegi” Është një libër i shkruar nga një autor shqiptaro-italian, Elvis Malaj. “Nga veranda jote duket shtëpia ime” është pikërisht libri që sot do të flasim në studio që është përkthyer nga gazetarja dhe folësja  e njohur e lajmeve, Beti Njuma. Në studio me ne, Kryeredaktorja e Shtëpisë Botuese Pegi, Aida Baro.

“Nga veranda jote duket shtëpia ime” (Dal tuo terrazzo si vede casa mia) është vëllimi i parë me tregime i autorit shqiptaro-italian Elvis Malaj. Në 12 tregimet e tij vërtiten dy botë sa të ndryshme, aq edhe të njëjta. Dy botë që ballafaqohen me njëra-tjetrën përmes gjuhës, botëkuptimit, emocioneve, traditës dhe risisë, të njohurës dhe të panjohurës. Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit, por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.

Elvis Malaj ka lindur në Malësinë e Madhe në 1990, por që në moshën 1-vjeçare është larguar drejt Italisë. Në tregimet e tij ka gjurmë të identitetit shqiptar, por nuk bëhen mbizotëruese.

Elvis Malaj është kandidat për çmimin e famshëm letrar “Strega”në Itali.Me përkthim të Beti Njumës, “Nga veranda jote duket shtëpia ime” është botuar nga shtëpia botuese “Pegi”

Në studio:  Kryeredaktorja e Shtëpisë Botuese Pegi, Aida Baro