Të ftuar:

Gena – Këngëtar

Ai është një artist që numëron rreth 25 vite në skenë, por kryesisht atë e kemi parë të performojë në koncertet “live” që janë pika e tij më e fortë.

Briken Lito i njohur me emrin e artit si Gena, është një ndër artistët e vetëm që lundron në shumë rryma muzikore si popullore, baladë apo pop-folk.

Por së fundmi, ai ka ardhur për fansat e tij me një bashkëpunim me reperin e njohur nga Kosova, Skivin, me këngën “Kijamet”.

I ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan ai po ashtu foli edhe për familjen.

Këngëtari tregoi historinë e dashurisë me bashkëshorten e tij Lorena me të cilën është prej 10 vitesh i martuar.

“Mendoj se Lorena është krahu im i djathtë. Më mbështet shumë dhe është ajo që më plotëson. Ajo më kuron dhe unë e ndjej veten me fat që kam një bashkëshorte si Lorena. Po flas në aspektin e bashkëshortes sepse në aspektin profesional ajo është shumë kërkuese. Ne jemi dy botë të kundërta, ajo i shikon ftohtë gjërat, ndërsa unë emocionalisht, por them që plusi dhe minusi rrinë mirë me njëri-tjetrin. Unë dhe Lorena jemi njohur në një lokal para rreth 11 vitesh dhe që atëherë jemi bashkë. Nuk ishte dashuri me shikim të parë, por ne u njohëm gradualisht dhe ajo kishte disa vlera që nuk i kishin femrat e tjera. Një mashkull duhet të niset nga vlerat dhe jo t’i vërë prioritet bukurisë dhe pamjes së jashtme. Lorena është edhe menaxherja ime dhe e bën më së miri këtë punë. Ajo është rritur në Greqi dhe kur jemi njohur bashkë sapo kishte ardhur në Shqipëri për të marë një vizë. Siç duket edhe asaj i pëlqeu zëri im. Unë jam njeri që shikoj punën time dhe s’më pëlqen të rri lokaleve dhe të gjuaj femra. Lorena për mua është fisnike dhe i ka të gjitha gjërat që kërkon një mashkull”, tha Gena.

Humbja e nënës ishte një fatkeqësi e rëndë për këngëtarin e njohur shqiptar Gena. Ai ishte sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu se si e mori lajmin.

Gjatë emisionit, i prekur këngëtari tregoi se nëna e tij vuante nga një sëmundje në mushkëri dhe ndodhej në Gjermani për kurim. Ai tha se vetëm gjysmë ore përpra se nëna e tij të ndërronte jetë kishte komunikuar me të dhe se lajmi se ka ndërruar jetë i ishte dukur i pabesueshëm.

“S’ma mer mendja se ka njëri më të shtrenjtë se nëna, do më mungojë gjithë jetën. Është një boshllëk i madh, por është pjesë e jetës dhe nuk i shpëtojmë dot. Nëna ime u nda nga jeta në Janar të këtij viti. Ajo vunate nga një sëmundje në mushkëri. Ajo ishte në Gjermani dhe vetëm gjysmë ore para se të ndërronte jetë unë fola me të. Dhe kur më mori vëllai që më dha lajmin unë mbeta pa tekst, ngeca, më mbeti telefoni në dorë. Nëna ime ka qenë e vetmja që ka ruajtur në arkivë të gjitha albumet e mia”, rrëfeu këngëtari.

Enada Hoxha – Koreogrefe, Drejtore Artistike e Trupes se Baletit