Republikanët i kërkojnë aleatit të tyre të madh të përfaqësohen në qeveri brenda këtij sesioni parlamentar.

Për presidentin e asamblesë republikane, Sabri Godo, kryeministri duhet të marrë një vendim për përfshirjen e grupit të tretë më të madh parlamentar në një post ministror sa më shpejt.

Sabri Godo: “Mendoj se kjo çështje do të zgjidhet në ditët që vijnë, dmth, para mbylljes së kësaj legjislature. Ne kemi komunikuar me doktor Berishën dhe ai e ka thënë një gjë të tillë. Ndofta kjo lidhet me edhe me ndonjë ndryshim tjetër që eventualisht ai do të bëjë në qeveri. Ne kemi pritur kaq gjatë, mund të presim edhe dhjetë ditë. Do të ishte me të vërtet e papranueshme që kjo të shtyhej le të themi për në vjeshtë.”

Godo thotë se posti ministror që do t’ju lihet republikanëve duhet të përfaqësojë interesat e kësaj partie, ndërsa ai nuk pranon të flasë për emrin e republikanit që do të vihet në krye të ministrisë që do t’i lihet nga kryeministri i kësaj partie.

Sabri Godo: “Do duam një ministri që të kishte peshë. Ne nuk mund të ngremë gishtin mbi ndonjë ministri sepse ky ishte atributi i kryeministrit”.

Dy javë pasi parlamenti votoi për heqjen e imunitetit të kryerepublikanit Mediu me kërkesë të prokurorisë së përgjithshme fakti që kjo e fundit ende nuk e ka thirrur Mediun të dëshmojë për ngjarjen e Gërdecit pavarësisht insistimit që tregoi për ta zhveshur atë nga imuniteti parlamentar Godo e shpjegon në këtë mënyrë.

Sabri Godo: “Duket se u nxit më tepër nga politika ajo çështja e heqjes së imunitetit në kohën më të shpejtë në mënyrë imediate. Duket se prokuroria nuk e kishte një ngut të tillë. Po kalojnë 11 ditë dhe ai nuk është thirrur në prokurori. Tani nuk e ka këtë imunitet. AI është në pritje dhe është i gatshëm në çdo kohë të paraqitet në prokurori”./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka