Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vazhdon të godasë fort kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi si manipulatorin kryesor të procesit zgjedhor më 12 tetor. Akuzat e Berishës bëhen edhe më tepër rënduese kur kujton vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Bashkinë e Durrësit e cila shpalli fitues Lefter Kokën, kandidatin socialsit.

Sali Berisha: Denoncoj me ashpërsinë më të madhe bandën Celibashi-Subashi të cilët refuzuan dje të pranojnë provat e rënda në mijëra e mijëra qytetarë në Bashkinë e Durrësit me këto vendime. Merr përgjegjësi të rënda kriminale personale dhe se futet në një spiral nga i cili do të dalë vetëm pasi të jap llogari për krimin e rëndë antikushtetues që ka kryer.

Berisha ka larguar nga përgjegjësia presidentin e republikës Alfred Moisiu në lidhje me pozicionin e tij në këto zgjedhje, që sipas Berishës po respekton kushtetutën  dhe ndërsa bën përsëri fajtor këshilltarët e presidentit.

Sali Berisha: Pavarësisht nga vullneti që pati kam deklaruar dhe deklaroj se dy këshilltarët e tij së bashku me Fatos Nanon varrosën shtyllën kryesore të kodit elektoral, hollën poshtë konsensusin dhe në këtë mënyrë u bë pjesë e krisjes elektorale.

Liderit të opozitës i ka ardhur në dorë një vendim i Partive Popullore Evropiane në të cilin thuhet se zgjedhjet janë të manipuluara, por një grup nga Këshilli i Evropës do të vijë për të hetuar rreth situatës aktuale në vend./tvklan.al