Lajme Arkiva 2004

Për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha zgjedhjet e  2005 janë tepër larg për të rrëzuar  kryeministrin fatos Nano pasi i cilëson të fundosur tashmë nga pushteti qeverisjen socialiste.

Sipas Berishës lëvizja për pushtet më të hershëm është e afërt, pasi duket edhe në takimet e fundit  të tij me bazën intelektualë të organizatave jo qeveritare, biznesin etj, ku ka fituar mbështetjen e tyre.

Sali Berisha: “Nano ik, i ka kohërat e numëruara, minjtë kanë filluar të largohen nga varka që po mbytet siç e shini ju njëri pas tjetrit, por kapiteni i asaj varke është krejtësisht i pashpresë, është i mbytur, i humbur përfundimisht në kalendat e tij”.

Në kuadër të lëvizjeve  të  opozitës krijimi  i një qeverie të përkohshme  do të garantojë zgjedhje të lira e të pamanipuluara shprehet lideri i Partisë Demokratike.

Këtë deklaratë Berisha e bëri të ditur gjatë kohës së inaugurimit të hapjes së zyrës së Këshillit të Evropës.

Ai vlerëson kontributin që do i jap kjo zyrë për plotësimin e standardeve evropiane, e ajo që  cilësohet si më e rëndësishme janë zgjedhjet e lira./tvklan.al