Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i PD Sali Berisha është rikthyer në disa qytete të rajonit jugor të vendit, duke rinisur turin e tij elektoral në mbështetje të kandidatëve të partisë së tij, që konkurrojnë për të fituar bashkitë e Memaliajt, Delvinës, Këlcyrës dhe Ballshit.

Pas mitingut të organizuar paradite në qytetin e Delvinës, lideri opozitës Sali Berisha u ndal në Këlcyrë, ku mori pjesë në mitingun elektoral në mbështetje të kandidatit të PD për kryetar bashkie, mjekun Vasil Çarka. Ndërsa në mitingun e organizuar në qendër të qytetit të Memaliajt, në mbështetje të kandidatit demokrat Syrja Hyseni, mes të tjerash Berisha theksoi, se Komuniteti Europian ka bllokuar rreth 90% të ndihmave financiare për Shqipërinë.

Sali Berisha:- “Ju ftoj ju, më 12 Tetor të ngriheni në lartësinë e mençurisë që u karakterizon, të ngriheni në lartësinë e përgjegjësive që duhet të marrin njerëzit e qytetëruar dhe me votën tonë të heqim mënjanë këtë qeveri”./tvklan.al