Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se tryeza e radhës e partive opozitare do të dalë me një platformë komplekse, por nuk bëhet fjalë për një qeveri në hije.
Sali Berisha:”Nesër ju do të mësoni nga tryeza platformën me t’cilën ne dalim, natyrishtë do t’jetë ajo platformë që tu japë zgjidhje imediate problemeve më të mprehta, më thelbsore, më fondamentale të opozitarizmit shqiptar, që tashmë ka pushtuar të gjithë shoqërinë shqiptare përveç kpdarët dhe gardharët socialistë. Ka zëra edhe në partitë opozitare që të shpallet “qeveria n’hije”. Mirpo, siç jini ju dishmitarë gjatë katërmbëdhjetë vjetve karriere politike, a trembdhjet vjet sa bëhen, nuk kam krijuar, kam qënë gjithnji kundër kabinetit në hije. Pse? “
Opozita do të insistojë në kuvënd për hetimin e ALBtelekomit (ALBtelecom), që sipas Berishës është vjedhja e dytë masive për shqiptarët që pas vjedhjes së thesarit.
Sali Berisha: “Pas vjedhjes së floririt në vitin nëdhjet e nji të dhjetra tonelatave, kjo është vjedhja më tronditse, më e madhe, që një qeveri i ka bërë popullit të saj.”
Shtyrjen e ndeshjes së parashikuar në njëzet e një shkurt, Dinamo-Vllaznia, lideri i opozitës e quajti tmerr dhe panik për qeveritarët.
Sali Berisha: “Une ju siguroj sportdashësve se ajo do të jetë një ditë e madhështisë së lëvizjes “sëlon violencës” e një lëvizje tërësisht paqsore, at qeveria në panik, kshtu bënte dhe Ramizi në nëdhtenjishin, anullonte nndeshje, vinte gardhe, mobilizonte vullnetarë, por historia është jeta.” /tvklan.al