Taulant Seferi është transferuar te Bodrumspor, në Superligën turke. Sulmuesi i Shqipërisë, mbylli aventurën me ukrainasit e Vorskla Poltava dhe do të vazhdojë karrierën në Turqi.

Futbollisti 27-vjeçar ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Bordumspor, ndërsa këta të fundit paguan 1.5 milionë euro për shërbimet e shqiptarit.

Kjo do të jetë aventura e parë për Seferin në Turqi, aty ku shpreson të lërë shenjë. Lojtari i Kombëtares, ishte pjesë e Baniyas në sezonin e fundit, në Emiratet e Bashkuara Arabe, aty ku realizoi 12 gola në 27 ndeshje të zhvilluara.

Vorskla Poltava, bleu Seferin në vitin 2022 nga Tirana, me sulmuesin që u aktivizua në 28 ndeshje me ukrainasit, ku shënoi edhe 13 gola. /tvklan.al