Taulant Seferi realzoi një nga golat në fitoren 3 – 1 të Bodrumsporit ndaj Adana Demir Sporit në javën e shtatë të kampionatit turk.

Futbollisti i Kombëtares shënoi në minutën e 54’ të sfidës së luajtur mbrëmjen e së dielës.

Ky ishte i dyti radhazi pas atij të shënuar disa ditë më parë ndaj Hatajsporit që vendosi edhe suksesin e Borumsporit.

Taulant Seferi u transferua këtë verë në Turqi, duke firmosur për 3 sezone.

Tv Klan