Policia Tatimore sekuestron në Tiranë pranë ish Fabrikës së Qelqit një punishte pirate për prodhim pijesh freskuese dhe alkoolike. Kjo fabrikë ka kohë që tregton prodhimet e saj të falsifikuara duke rrezikuar jetën e konsumatorëve dhe prodhimin e firmave serioze. Sekuestrimi është masa më minimale për pronarët që luajnë me jetën e qytetarëve.

Sot reagimet e qytetarëve kanë qënë tepër të ashpra. Njerëzit që konsumojnë çdo ditë këto produkte jo vetëm kërkojnë të ndihet dora e shtetit, por ju bëjnë thirrje pronarëve prodhues për pak humanizëm. TV Klan jo vetëm në këtë rast por dhe në vazhdimësi do të trajtojë abuzime të tilla që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Konsumator: Institucionet e shtetit, Policia Financiare dhe ajo Tatimore, duhet të ushtrojnë kontroll shumë herë më të madh dhe më të rreptë dhe gjobat duhet të jenë nga më të mëdhajat që të eleminohet ky. Sepse në Shqipëri është bërë e modës tani do hahet dhe pihet çdo gjë, mjafton të ketë një çmim të ulët.

Konsumator: Le të mendojnë ato si për fëmijët e tyre. Kjo s’ka më asnjë ndjenjë njerëzore, vetëm ka arritur fitimi të mposhtë çdo ndjenjë tjetër. Shteti s’po tregon akoma veten, si çdo fushë tjetër.

Konsumatori: Këtë e ka shteti pastaj në dorë nëqoftëse ai nuk ve ligje ta sanksionoje, aq më tepër që tani na u vu dhe Kushtetuta.

Konsumatori: Mos bëjnë ashtu se mund të helmohen njerëzit. Ne jemi të helmum edhe prej serbëve edhe sot helmohem në Shqipëri, çfarë të bëjmë.

Konsumatore: Ka probleme me koka-kolat. Une vetë nuk e pi por ime mbesë që e pi zakonisht ka dhimbje barku pasi e pi. Kuptohet që nuk janë origjinale, jane të falsifikuara dhe kjo varet gjithmonë nga kushtet higjenike ku prodhohen këto.

Konsumatori: Konkretisht kjo ka datë skadence dhe këtë e…. Megjithatë
nuk e përjashtoj mundësinë e një stampimi fallco. Vetëm sekuestrim, pak. Për mua është pak./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego