U gjetën në një çantë të braktisur

Policia e Vlorës ka sekuestruar 30 kallëpe tritol, 4 granata dore dhe dy ndezës granatash. Lëndët plaëse u gjetën në një çantë të lënë në një banesë të braktisur në lagjen “Isa Boletini”.

Policia bën të ditur se çanta është lënë nga një person i cili ishte në ndjekje të policisë.

Si pasojë e presionit të ushtruar nga kontrollet e uniformave blu, ai ka braktisur çantën me lëndë plasëse dhe është larguar, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Tv Klan