Një 67-vjeçar është kapur mat duke kultivuar bimë narkotike në Shkodër.

Siç duket edhe nga këto pamje të shpërndara nga policia e të regjistruara me dron, 67-vjeçari shfaqet duke u kujdesur për lëndën narkotike.

Ai u vu në pranga, ndërsa policia thotë se mundi të asgjesojë 215 bimë narkotike.

“Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe  arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 67 vjeç, banues në fshatin Trush, i cili po kujdesej për 215 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies”, njoftoi policia.

Po ashtu, në Njësinë Administrative Pult u gjetën dhe u asgjesuan 146 bimë kanabis të tjera. Policia po vijon punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./tvklan.al